Gjermania është kampionia e re e Europës për 21-vjeçarë, pasi mposhti në finale e zhvilluar në Slloveni Portugalinë, 1-0.

Në një 90 minutësh mjaft të bukur, gjermanët triumfuan me një gol të shënuar nga talenti Nmecha në minutën e 49, i cili u shpall edhe golashënues i këtij kompeticione me 4 realizime.

Në anën tjetër, edhe Portugalia e mbushur me talente krijoi shumë raste, por gabuan në finalizim. Portugezët vinin në këtë finale pas 12 fitoreve radhazi, por humbën betejën e tyre kryesore.

Kjo ishte finalja e tretë radhazi për Gjermaninë, nga të cilat kanë arritur të fitojnë 2.