Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e biznesmenit Gramoz Mema, mbrëmjen e djeshme në Ksamil.

Në vendngjarje janë gjendur 7 gëzhoja dhe të gjitha plumbat i ka marrë në trup 40-vjeçari. Atentatorët dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë të cilët e kanë ndjekur viktimën. Sipas kamerave të sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor, një automjet ka qenë në afërsi të banesës së viktimës për disa orë. Automjeti ka tentuar të ikë, por sapo ka parë në fund të rrugës makinën e viktimës është kthyer më indietro.

Pasi ka parkuar dhe ka pritur të zbresë viktima. I është afruar dhe në derën e shtëpisë së tij i ka zbrazur një karrikator pistolete.

Viktima jetonte mes Tiranës dhe Sarandës. Ndërkohë që dyshimet e para lidhen me të shkuarën e Viktimës. Policia përjashton mundësinë e konfliktit banal. Viktima jetonte vetëm me të ëmën.