Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër, ku vëllai ka vrarë motrën.

Mësohet se viktima është Diana Vuka, rreth 50 vjeçe, e cila është vrarë nga vëllai i saj Fabian Vuka, i cili është arrestuar nga policia.

Diana Vuka kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi prej kohësh jetonte në Gjermani.

Autori Fabian Vuka njihet si një person i alkoolizuar, por ende nuk dihet nëse në momentin e krimit kishte konsumuar alkool apo jo.

Motivet për ngjarjen janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kjo është ngjarja e dytë kriminale që ndodh mbrëmjen e sotme. Më herët u qëllua për vdekje me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil, Gramoz Memaj.

Ngjarja e rëndë mësohet se kanë ndodhur pranë në shkollën “Ndoc Mazi”, në lagjen 3 Heronjtë.