Në intervistën që do të transmetohet në kanalin spanjoll LaSexta të dielën në 27 dhjetor, e nga e cila programi radiofonik katalanas ka dhënë një ekstrakt duke e paraprirë, Leo Messi ka folur për periudhën e komplikuar të përjetuar kohët e fundit në Barcelonë: “Kam kaluar një moment vërtetë të shëmtuar verën e kaluar, pas fundit të sezonit e asaj që ndodhi me klubin. Është diçka që e kam tërhequr pas vetes që nga fillimi, por tani ndihem mirë”.

Jo vetëm kaq, sepse Pleshti ka shtuar: “Tani kam shumë dëshirë e jam i emocionuar e edhe pse e di që klubi po kalon një moment të vështirë, në nivel skuadre e klubi, mezi pres të luaj e të fitoj gjithçka”. Për ndonjë këto fjalë mund të interpretohen si një mesazh zbutje për drejtuesit e Barças për një të ardhme ende blaugrana, edhe pse asnjë hipotezë nuk mund të përjashtohet.

Afërsia e klubit, sidoqoftë, ka ardhur edhe nga fjalët në konferencën për shtyp të trajnerit Ronald Koeman që, duke iu përgjigjur një pyetje për atë që ka deklaruar Messi, ka thënë: “Për mua nuk është e nevojshme që Messi të japë një intervistë duke thënë se ka dëshirë të luajë për Barcën, sepse e shoh këtë çdo ditë. Është mirë me shokët e tij. Për një fitues si ai, është e vështirë të mos i fitojë të gjitha ndeshjet. Gjërat e tjera që do të thotë nuk i di, do ti mësojmë të dielën. Por shoh dëshirën e tij. Nuk e di nëse fjalët e tij do të influencojnë pozitivisht tek lojtarët. Nëse flasim për Messin mund të them se po impenjohet për të përmirësuar gjërat si të gjithë të tjerët”.