Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, Në një intervistë për “DAZN”, ka mohuar se ka pasur një sherr me presidentin Claudio Lotito, ashtu siç qarkulluan ditën e djeshme lajme në Itali. ‘’Lufta me Lotiton? Nuk e di se nga vijnë këto zëra, pasi nuk ka patur kurrë një “luftë”. Unë jam këtu prej 13 vitesh, por nuk e di se kush i nxjerr këto thashetheme”.

Më tej, ish-sulmuesi i kombëtares sonë u ndal te çështja Caicedo, i cili flitet për një kalim te Fiorentina. “Caicedo? Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Fiorentinën dhe kurrë nuk kemi patur asnjë problem. Ata nuk kanë pasur kurrë kontakte me Caicedon. Gazetat kanë më shumë se një muaj që më pyesin, por deri tani nuk ka asgjë. Për sa i përket ekipi nesër kthehet Lulic, ndërsa duhet të jemi të duruar për Faresin. Ky i fundit fillimisht u dëmtua dhe më pas u infektua me Covid-19. Shpresojmë që ta rikuperojmë sa më shpejt që të jetë e mundur’’, tha Tare.