Në moshën 36-vjeçare është tërhequr nga futbolli i luajtur Havier Maskerano, një nga futbollistët më të fortë të viteve të fundit me Argjentinën, Liverpulin dhe Barcelonën. Mesfushori, i njohur për grintën e tij në fushë, ka fituar gjithçka në nivel klubesh.

Havier Maskerano është shpallur 5 herë kampion i Spanjës me fanellën e Barcelonës, ka fituar 2 Liga Kampionësh, 2 Botërorë Klubesh, 2 medalje të arta në Olimpiada me Argjentinën, po ashtu ka fituar titullin kampion edhe në Argjentinë dhe në Brazil. Shkëlqimin e ka pasur në radhët e Barcelonës, ku ka luajtur në mesfushë dhe në mbrojtje. Ka pasur edhe një aventurë të shkurtër në Kinë.

Havier Maskerano. Gazeta Si, 16 nëntor 2020

“Nëse do të shkoja në luftë me tre persona, Maskerano do të ishte i pari, për dy të tjerët të shohim”, – ka thënë Masimo Marianela, një nga gazetarët më të njohur të sportit në Itali. Së fundi Maskerano luajti me Estudiantes në Argjentinë, tani ka varur “këpucët në gozhdë”.