Nga Kastriot KOTONI

 

Sot në ditën e librit do të desha kisha përmendur shumë autor.
Së pari po e nis me Gazmend Kapllani, Elvira Dones, Artan Mullai, Luan Rama, Irma Kurti, Ylli Demneri, Idlir Azisi, Shefqet Mko, Fatmir Terziu, Gjek Marinaj, Skënder Sherifi, Ilir Grazhdani, Vasil Makoçi, Adrian Vebiu, Skënder Buçpapa, Astrit Lulushi dhe dhjetra të tjerë që edhe pse në tokë të huaj shkruajtën vepra dinjotoze. Me shumë talent ata i qëndruan besnik fatit të bashkëkombasve të tyre, por gjithashtu krijuan rryma të reja stilesh në rëfimtarin e tyre dhe me prurjet e tyre estetike kanë vënë një gurë themeli në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Antologjia e re e letërsisë shqiptare duhet t’i përfshijë këto fenomene letrare dhe duhet të jenë çështje të debatit tonë për rrugën e artit dhe letërsisë sonë kombëtare. Kohët ndryshojnë për çdo komb dhe vend, por ne kemi një raport të letërsisë në pikëtakimet e saj me të kaluarën tonë e cila fillon që nga Italia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Egjipti, Amerika dhe rifillon me diasporën tonë pas vitit 1945 e deri në ditët e sotme. Ka një prurje të re mentale nga këta autor, siç ka edhe një truall të marrë me vete i cili në ballafaqim me botën krijon një bërtham prej etnos shqiptar. Librat e autorëve të përmendur janë padyshim pronë e lexueve, por edhe e hapësirës mediatike shqiptare e cila për hir të së vërtetës kujtohet vetëm kur autorët janë në vendlindje.