Bledar Muça, 34-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në mes të Lushnjes ka qenë nën shoqërinë e kunatit të tij.

Në kohën e ekzekutimit Muça ishte duke pirë kafe vetëm për vetëm me Judin Velon. Velo, 32 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spital por po ashtu në spital janë edhe 4 të plagosurit e tjerë, që nuk kanë lidhje me viktimën.

Ata janë Sara Liçi, 24 vjeçe,  Ervis Tafa, 25 vjeç, Eksara Sauli 26 vjeçe dhe Majlinda Gjyla 66 vjeçe.

Pas ngjarjes një mjet tip “Golf” u gjet i shkrumbuar po në Lushnje.