Këshilltari i presidentit Trump për pandeminë e Covid 19, Scott Atlas dha dorëheqjen nga posti.

Lajmin e konfirmoi një zyrtar i lartë sipas të cilit Atlas është përplasur disa herë në debate si me pjesëtarë të stafit ashtu edhe me përfaqësues të medias, mbi mënyrën e përballimit të situatës. Atlas e le detyrën pas 4 muajve në atë post.

“Ju shkruaj se jap dorëheqjen nga pozita e këshilltarit special të presidentit të SHBA”, shkruan Scott Atlas në një letër në adresë të presidentit Trump.