Një ditë para Kuvendit të 1 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, Partia Demokratike zhvillon sot në orën 14:00 në seli mbledhjen e kolegjit të kryetarëve të PD-së. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka njoftuar 71 krerët e degëve në të gjithë vendin.

Çështjet që do të diskutohen në këtë takim janë Kuvendi i 18 dhjetorit, si dhe distancimi që PD-ja zyrtare do t’i kërkojë strukturave të demokratëve nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe nga çdo skenar që do të ndjekin mbështetësit e kësaj dite. Pas kësaj mbledhjeje, pritet që Sekretari i Përgjithshëm të mbajë një konferencë me mediat.