Janë të shumtë ata persona që kur shkojnë dhe bëjnë dosjen për të dalë në pension, u mungojnë të dokumentuara në zyrat e shtetit vitet e tyre të kontributeve shoqërore që kanë paguar në shtet.

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, i ftuar në emisionin “E-ZONË” ka treguar se çfarë do të bëhet me ata pensionistë që nuk i kanë të dokumentuara vitet e punës.

Kemi dy fenomene në këtë rast. Problemi i mosdokumentimit të vjetërsisë në punë gjatë periudhës së komunizimit dhe mungesa e pagimit të periudhave të sigurimit pas vitit ‘94. Në fakt ne kemi dixhitalizuar të gjithë periudhën, të gjithë regjistrat e ish-ndërmarrjeve dhe ish-kooperativave bujqësore.

Pensioni nuk lidhet mbi bazën e vetëdeklarimti apo fjalës, por mbi bazën e dokumenteve.

Dokumentet që vërtetojnë një periudhë sigurimi janë të shumta.

Ne kemi rreth 35 kooperativa bujqësore të djegura, të cilat i kemi zgjidhur në një ligj që ka miratuar parlamenti, dhe të gjitha koopertivat e djegura do të njihen automatikisht sipas një procedure administrative, por nuk do të shkojnë në gjyq.

Kështu ne shmangim një numër të konsiderueshëm qytetarësh që nuk i drejtohen gjykatës. Por kemi edhe ndërmarrje. Nëse nuk gjejmë dokumente alternative, ne kemi ngritur disa komisione administrative, dhe i zgjidhim çështjet së brendshmi, pa i çuar në gjyq.

Në rast se qytetari nuk ka asnjë librezë, asnjë gjurmë, atëherë është vetëm kompetenca e gjykatës, ne nuk kemi kompetencë ligjore. Ne kemi reduktuar ndjeshëm numrin e gjyqeve. Para 5-6 vjetësh, kemi pasur 4000 deri në 4500 gjyqe në vit, tani jemi diku te rendi i 1500 gjyqeve në vit.”