Në Greqinë fqinje, autoritetet shëndetësore mblidhen sot të vendosin mbi masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit.

Vendi ndodhet në masa të shtuara në shumë zona ku përhapja e virusit është më shqetësuese, që parashikojnë mbyllje të bizneseve jo të domosdoshme dhe ndalim të qarkullimit në fundjavë, përjashto rastet për punë apo emergjenca shëndetësore.

Greqia ka një përmirësim sa i takon pandemisë, por mediat flasin për mundësinë e zgjatjes së masave edhe për dy javë të tjera.