Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, i arrestuar nga SPAK për inceneratorin e Fierit kërkon të lirohet nga qelia.

Bllako ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e sigurisë “arrest në burg” të marrë nga Shkalla e Parë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.

Në ankim, Bllako pretendon se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale nga Bllako dhe nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë ekstreme si ajo e “arrestit në burg”.