Pandemia, klima dhe Kina ishin temat e takimit të parë bilateral të presidentit amerikan Joe Biden me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

“SHBA nuk ka miq më të afërt e të ngushtë se Kanadaja”, tha Biden. Në takimin online që zgjati rreth dy orë, liderët u ndalën gjatë tek pandemia dhe përballja me të si dhe klima.

“Na ka munguar lidershipi amerikan gjatë viteve të fundit”, tha kryeministri kanadez. Më tej ai lavdëroi Biden që iu ribashkua marrëveshjes për klimën, pasi Trump e largoi vendin nga nisma e shteteve kryesore.