Një debat në distancë mes deputetëve Ervin Salianji dhe Erion Braçe rrezikoi të përshkallëzohet në konflikt fizik mes të dyve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji e akuzoi ish-zv.kryeministrin se i del emri në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e Rezart Taçit. “A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane… Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta!”, i tha Salianji-Braçes, teksa ky i fundit po replikonte nga vendi.

Replikat

Ervin Salianji: Ku iku zonja që ishte këtu që kishte këtë librin në dorë? Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe të bashkëshortit të saj. Zonja Bushak të dali se ka fituar gjyqin para 2 muajsh edhe nuk e kam thënë. Ka 10-fishuar pasurinë prandaj del edhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll në fakt. Zotëria, parafolësi im, në media 40 milionë Euro vetëm një prej ortakëve të vetë duke marrë tendera. Mos flasim për atë tjetrin me dhjetra udhëtime që kanë dalë gjithë tenderat e dynjasë. Ky zotëria që ngrihet edhe bën këtu si më i shqetësuari. Në përgjimet e prokurorisë italianë, të dali dhe të flasë, se paska ikur, në përgjimet e fundit të prokurorisë italiane ku flitet për Rezart Taçin. Për ty për ty e kam (i referohet Erjon Braçes), hajde, a je ti zv/Kryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane del…

Erjon Braçe ndërhyn nga vendi…

Ervin Salianji: O ti çohu në këmbë. Shiko, mos m’u drejtohu mua si kështu, o kone, kone mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta.

Lindita Nikolla: Ju tërheq vëmendjen z. Salianji.

Ervin Salianji: O kone…

Ervin Salianji dhe Erjon Braçe shkojnë drejt njëri-tjetrit për t’u përplasur fizikisht, por ndërhynë punonjësit e Gardës së Republikës.