Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi se imuniteti i tufës nuk do të arrihet pa u bërë më parë, vaksinimi i 70% të popullatës së vendeve të prekura.

“Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj se askush nuk mund ta premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë, për të”, tha koordinatori i OBSH, Mike Ryan.

Vetëm kjo përqindje vaksinimi do mund të frenojë përhapjen e rrezikshme të tij, thonë ekspertet e shëndetësisë. Por në shumë vende, vaksinimi mbetet në pikëpyetje. Për këtë çështje, drejtori i përgjithshëm i OBSH, Gebreyesus tha se të gjithë duhet ta shohim vaksinën si një të mirë globale.