Kampioni i botës në Formula 1, Luis Hamilton është infektuar me koronavirus.

Hamilton është vetizoluar dhe nuk do të marrë pjesë në garën Sakhir Grand Prix të Bahreinit.

Hamilton fitoi për herë të 7 para dy javësh titullin kampion bote duke u barazuar me Michael Schumacher.