Greqia e shtyu afatin e ndalimit të fluturimeve ndërkombëtare deri më 7 dhjetor, si pasojë e pandemisë duke parashikuar kështu një lloj frenimi të dukshme për shtetasit e saj që kthehen në Atdhe me rastin e Krishtlindjes.

“Kufizimet do të zgjaten deri më 7 dhjetor për fluturimet e brendshme dhe deri më 14 dhjetor për fluturimet ndërkombëtare”, tha autoriteti i aviacionit.

Mbetet i hapur ndërkohë korridori me vendin tonë. Të gjithë shtetasit mund të hyjnë në Greqi nëpërmjet aeroportit të Athinës.

Në listën e ndalimeve janë Turqia, Spanja, Amerika dhe Kanadaja gjithashtu.