I dërguari special i SHBA dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit James P. Rubin do të ndërmarrë një tur 4-ditor në Ballkan.

Sipas DASH, Rubin do të udhëtojë nga 10-14 prilli në Podgoricë, Mal të Zi; Shkup, Maqedoninë e Veriut; dhe Tiranë, Shqipëri.

Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm Rubin do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit. Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërvihen së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionit.

Ndërsa në Tiranë, i dërguari i posaçëm Rubin do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e SHBA-së nga Ballkani Perëndimor.

Ajo që vihet re nga njoftimi i DASH është se jashtë axhendës mbetet Serbia, pasi nuk ka një vizitë të planifikuar në Beograd