Ndërkohë që ishte duke ecur, një 75-vjeçare përplaset nga një makinë dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:31 në qytetin e Vlorës në vendin e quajtur “Kryqëzimi I Sodës”.                            Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e çështjes si dhe ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.                                                                                                                                                                              Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.