Pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rashës i cili u qëllua nga efektivi i forcave “Shqiponja” ka arritur në një tjetër përfundim për armën e cila u gjet afërsisht 100 metër nga vendngjarja. Në bazë të kontrolleve të kryera nga institucionet përkatëse, pistoleta që u gjet dhe dyshohej se i përkiste viktimës, doli që nuk kishte asnjë shenjë të të ndjerit Klodian Rashës dhe as të ndonjë personi tjetër. Sipas hetimeve të bëra u arrit në përfundimin se arma u gjet në një pellg me ujë dhe nuk i përket viktimës, çka e hedh poshtë deklaratën e personit që ka kryer krimin. Rikujtojmë se autori i krimit u shpreh se Klodiani mbante në dorë një armë të tipit pistoletë përpara se ai ta qëllonte, çka e bëri atë të ndjehej i kërcënuar dhe të qëllonte drejt të riut. Ndërkohë bëhet e ditur se arma do ti ushtrohet një tjetër ekspertize në një laborator më të specifikuar jashtë shtetit për të dalë në një përfundim se kujt i përket arma në të vërtetë.