Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, mbajti dje një darkë për nder të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e mbërritjes së tij në Athinë për të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “The Economist”.

Sipas burimeve qeveritare greke, gjatë darkës, të dy udhëheqësit diskutuan rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, “të cilën Greqia e ka mbështetur me kalimin e kohës, gjithmonë duke respektuar kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian”.

Ata shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer e të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, ndërsa gjatë diskutimit theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.