Ditën e sotme Ministrja  e Arsimit, Elvis Kushi, njoftoi se pas pushimeve të fundvitit, hapja e shkollave do të jetë në datën 11-janar. Gjatë vizitës që ministrja bëri në bashkinë e Pustecit së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Kushi tha se ky vendim ka ardhur në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve dhe se është shtyrë vendimi i mëparshëm që parashikonte hapjen e shkollave në datën 4-janar.

Urdhëri i Ministres

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi.

Ndërkohë rikujtojmë se që prej 1-dhjetorit nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme kryejnë mësim në mënyrë të alternuar, pra, në ambientet e shkollës dhe online. Nuk dihet ende nëse ne datën 11-janar studentët ose nxënësit do të vijojnë të bëjnë mësim të alternuar apo do të zgjidhet vetëm njëra mënyrë.