Data 25 shtator është afati i fundit për korrigjimin e të dhënave për të gjithë përfitues të pagës së luftës, që ende se kanë marrë atë për shkak të gabimeve në formularë.

Në një njoftim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se këta punonjës kanë gabime në të dhënat e llogarive bankare dhe për këtë shkak pagat nuk kanë kaluar.

Për të lehtësuar procedurën Tatimet kanë vendosur në dispozicion dy mënyra korrigjimi, nga tatimpaguesi dhe nga vetë individi. Për plotësimin e të dhënave nga vetë individi, klikoni këtu.

Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me proҫesimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit (26 mijë ose 40 mijë lekë) në llogarinë e secilit individit përfitues.

Nga verifikimet e kryera pёr paketёn e parё dhe të dytë financiare, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe 2553 nga paketa e dytë ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit e tё dhёnave bankare.