Parlamenti i Shqipërisë ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II.

Deputetët shqiptarë, në shenjë respekti kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të Mbretëreshës së ndjerë.

I pranishëm në seancën e sotme plenare është edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare, ndërkohë që në fron është ngjitur djali i saj, Charles III.