Kandidati i Partisë Demokratike, për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko tha se 5 janë arsyet se pse ai ka vendosur të kandidojë për kryeqytetin në zgjedhjet e 14 Majit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bejko ka deklaruar se ka hyrë në këtë garë për të dalë i nderuar dhe se beson se do të kenë rezultat pozitiv në këto zgjedhje.

“Janë 5 arsyet pse vendosa që të kandidoj në Tiranë. E para, është personale se nuk i kam ikur asnjëherë sfidave. Kam qenë gjithmonë në PD, tani u vendosa në dispozicion të saj. Ishte e çarë, të isha gur themeli për të ndryshuar PD-në, presim rezultat pozitiv në këto zgjedhje. Një nga arsyet e tjera është që unë besoj se 70 për qindshin që është kundër stablishmentit të vjetër, kredibiliteti im, unë nuk mbështetem nga krimi i organizuar, unë nuk jam çiraku i askujt. Janë dhe 2 avantazhe të tjera që më motivojnë, aftësimi im profesional për shkak të shkollimit dhe përvojës. Kam qenë edhe ekspert për rishikimin e reformës territoriale. Unë besoj tek qytetarët. Kam hyrë në garë për të dalë i nderuar nga kjo garë dhe janë qytetarët që do ta vlerësojnë”, theksoi Bejko.

“Ne nuk mund të linim që e djathta të përfaqësohej nga një socialist si Ilir Meta, sot je në këtë parti, nesër shkon në tjetër. Këlliçi ka bërë zgjedhjen e gabuar sepse po kandidon për një non grata, i izoluar nga perëndimi. Tani është non grata, ka edhe pjesën tjetër që u largua për shkak të korrupsionit, e për pengimin e drejtësisë. Shqipëria është një vend me demokraci të brishtë dhe vetë Berisha përfaqëson berishizmin. Nëse jemi pakicë, nuk e dorëzojmë vulën dhe identitetin e PD-së tek non grata. Nëse shumica e do atë, të vendosë një sigël. Ne jemi të ndarë dhe të përçarë nga Sali Berisha. Nëse humbasim zgjedhjet, do të vijojmë të ruajmë busullën euroaltantike. Qytetarët shqiptarë presin shpresën dhe nuk e presin tek një opozitë e korruptuar”.

Pika tjetër është garancia që ne japim me programin tonë, ne kemi një program të thjeshtë. Është tek integriteti i të gjithë partisë politike të PD-së. Linja jonë e filozofisë është që ta çlirojmë Tiranën nga duart e krimit të organizuar”, theksoi Roland Bejko