Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor të një prej dosjeve më të përfolura dhe të trumbetuara në vjeshtën e vitit 2018, si një nga operacionet e para të “Forca e Ligjit”.

Në përfundim të gjykimit, të gjithë të pandehurve u janë hequr masat e sigurimit përkatës, për shkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabartë me kohën e dënimit.

Kështu, Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e mbrojtësve, avokati Arber Hoxha dhe avokati Sokol Tahiraj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit vendosën:

1. Safet Bajri deklarimin fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.

4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.