Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri në Sukth të Durrësit gjatë mëngjesit të kësaj të hëne, njoftoi policia.

Autoritet thonë se kanë identifikuar autorin e dyshuar, një 32-vjeçar me inicialet F.D. dhe kanë nisur kontrollet në zonë me qëllim arrestimin e tij. Për këtë qëllim janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale në bashkëpunim edhe me Policinë e Tiranës dhe të Fierit.

Ndërkohë, e reja është dërguar në spital dhe sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.