Polici Saimir Hoxha u vra me armë zjarri në Ishull Lezhë ,ndërsa po patrullonte për kultivim bimësh narkotike. Autori i dyshuar i ngjarjes Aldo Rama ka qëlluar nga makina në drejtim të efektivit sapo ai ka e ka ndaluar për kontroll.

Duke qenë se autori i dyshuar ka hapur zjarr menjëherë ka qenë e pamundur që Saimir Hoxha të reagojë. 21-vjeçari, i dënuar më herët për prodhim-shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, është larguar me makinë nga vendngjarja.

Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që ndihmon në kapjen e tij dhe ruajtjen e plotë të anonimatit.

Policia e Shtetit:Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Krahas punës intensive për kapjen e autorit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853″.