Në konferencën e përbashkët për shtyp që u mbajt në shkollën e rindërtuar në Qerek të Krujës, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen është shprehur se Shqipëria do jetë së shpejti pjesë e BE. Ajo tha se Konferenca Ndërqeveritare, do të mbahet para fundit të vitit,

“Më la shumë mbresa vizita këtu, takova fëmijët edhe vajzat që luanin volejboll, djemtë basketboll, do të doja që fëmijët e mi të kishin një shkollë të tillë. Falenderoj ekipin, shumë faleminderit. Ky është simbol i miqësisë, por dhe bashkëpunimit, it ë ardhmes sonë të të ardhmes.

I kemi parë fëmijët, vajzat, djemtë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE, jemi miq dhe partner. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë rrugë e gjatë.

Jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë. I kemi borxh rinisë shqiptare që besojnë tek e ardhmja europiane.

Është rinia jonë. Jo vetëm me shkollat, por dhe me bashkëpunimin tonë për këto përparësi që ne kemi. Së pari rimëkëmbja nga pandemia, dy shtylla kryesore, nga njëra anë vaksinimi dhe rimëkëmbjen nga pandemia dhe fuqizimin e ekonomisë.

Këtu skuadra Europë do të qëndrojë krahë jush. Kemi pasur një problem në fillim me fqinjët e Ballkanit Perëndimor, por do e tejkalojmë, skuadra BE ka dhuruar 430 mijë doza në Shqipëri, do të vijojnë. Vaksinat shpëtojnë jetë, shpëtojnë të dashurit e zemrës. ME të do të tejkalojmë pandeminë.

Sa më i shpejtë Procesi i Berlinit, aq më shpejt dhe integrimi në BE. Shqipëria meriton dhe do të jetë në BE, nuk ka pikë dyshimi. Jap mbështetje të plotë për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ju përmendët disa vështirësi, unë jam e vendosur që të kemi tryezën e parë ndërqeveritare. E kemi diskutuar edhe në të shkuarën, po punojmë për këtë”, është shprehur Von der  Leyen.

Rama: S’vë më baste për konferencën ndërqeveritare, negociatat në dorë të një anëtari të BE që gdhihet keq

Kryeministri Edi Rama tha se ka hequr dorë nga besimi në afatet apo datat e presupozuara se kur mund të hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europa. Sipas tij, Shqipëria, ashtu siç tha edhe presidentja e KE, i ka bërë të gjitha detyrat ndaj BE.

Negociatat, tha Rama, nuk varen nga Komisioni Evropian, madje as nga Këshilli Evropian, por na një shtet anëtar i BE që vendos veton ndaj një shteti për arsyet e veta.

“Nuk vë bast më për asnjë datë apo afat. Jemi përgatitur shumë herë për dasmë dhe krushqit nuk janë paraqitur. Është e qartë. Ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe jo se na e imponon Brukseli, por se na e imponon e ardhmja e fëmijëve. Hapen nuk hapen, kjo është një çështje e BE dhe nuk është as e Komisioni, por e Këshillit, madje as e këtyre po e një anëtari të BE që gdhihet me nerva me fqinjin”, tha kreu i qeverisë.