Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos komentojë vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës. Në një deklaratë për mediat pas seancës së parë të Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama tha se PS nuk do të harxhojë energji për të shkuarën, por do të shoh nga e ardhmja.

“Të kemi sa më shumë energji për sfidat e përbashkëta, për ëndrrat e qytetarëve. Sa më pak energji për atë që politika i ka bërë fatkeqësisht në shumë e shumë vite, duke u bërë një pronë e politikanëve”, tha Rama.

I pyetur nëse është i kënaqur për vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës, Rama tha se PS shikon nga e ardhmja dhe nuk merret me të shkuarën.

“PS-ja e ka të pamundur të shikojë nga lart poshtë pasi humb horizontin. Ne jemi shumë lart dhe nuk mund të ndalojmë, të kthejmë kohën prapa, të ulim kokën poshtë, për të parë se çfarë ndodh, ne do të shkojmë para dhe kush do të bashkohet me ne është i mirëseardhur. E shkuara mbetet e shkuar, ne jemi e ardhmja”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, ai u pyet edhe për mundësinë e një bashkëpunimi me Bashën, tashmë që Berisha nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Rama tha se është i gatshëm për bashkëpunim me Bashën dhe dora e tij mbetet e shtrirë.

“PS ka marrë një për të çuar një mandat në nivel tjetër, PS sot është në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të saj pasi do të çoj Shqipërinë në një nivel të jashtëzakonshëm. Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin tonë të tretë me dorën shtrirë, është një gjë e kam thënë në krye të herës, pavarësisht se si do të shkonin zhvillimet në PD”, tha ai.