Megaoperacioni policor për arrestimin e personave precedent të narkotikëve, i cili po zhvillohet në disa vende të Shqipërisë është shtrirë edhe Qarkun e Korçës.

Burime nga policia e këtij qarku bënë me dije se operacioni është në vijim dhe sipër, ndërkaq forcat policore ndodhen në terren për të vënë në pranga shtetasit të cilët merren me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Kontrolle po ushtrohen në disa zona kryesisht në Korçë, Maliq dhe Pogradec. Pritet që nga policia të ketë reagim zyrtar për të ndaluarit që sipas burimeve janë një numër i konsiderueshëm.