Partia Demokratike nuk do t’i shmanget përgjegjësisë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, duke shprehur qartë qëndrimin e tij se duhet një profil politik i pa ndikuar nga vota e non gratave.

“Qëndrimi i grupit PD është i qartë në konsultim me të gjithë deputetë duke marrë peshën e përfaqësimit të gjysmës së shqiptarëve së paku do jetë pjesë e diskutimit të grupit duke mos i ikur përgjegjësisë. Një profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë moral ta marrim këtë përgjegjësi dhe ta çojmë përpara. Është një test politik për të gjitha palët politike. Procesi i përzgjedhjes kalon nëpër konsultime mes nesh ku zëri i të gjithë deputetëve do të tejçohet. Kjo mazhorancë fiktive nuk e ka legjitimin për ta zgjedhur e vetme pavarësisht se kushtetuta fatkeqësisht ia ka dhënë. Edhe formalisht në numra kjo mazhorancë nuk e ka legjitimimin për ta zgjedhur e vetme edhe pse do të donte. Presidenti duhet të jetë një profil politik që të mos ketë influencën e non gratave. Nuk duhet të jetë një president i afektuar prej votës së non gratave. Të zgjidhet një profil politik. Procesi të jetë serioz. Presidenti të jetë i të gjithëve dhe jo i palëve politike”, tha Alibeaj.