Këshilli i Lartë Gjyqësor ka prezantuar sot hartën e re gjyqësore, ku propozohet një përgjysmim i gjykatave të rretheve dhe të ketë vetëm një gjykatë apeli në Tiranë.

Sipas KLGJ, kjo hartë e re gjyqësore do të ketë një efekt pozitiv për qytetarët, pasi ata do të marrin shërbimet në një kohë më shkurtër.

Rezultatet e pritshme të këtyre ndryshimeve në hartën gjyqësore janë: Zvogëlimi i ndjeshëm i delegimeve, që nënkupton një shpërndarje më të mirë të kohës gjyqësore, duke rritur kështu cilësinë dhe sasinë e vendimmarrjes; Shërbime të përmirësuara për qytetarët, duke përqendruar shërbimet në gjykatat më të mëdha; Reduktimi i vonesave në procedurat gjyqësore dhe kohët e gjykimit.

Harta e re gjyqësore e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën e Kurbinit)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës).

Ndërkohë për sa i përket gjykatave administrative, KLGJ propozon që të ketë vetëm dy: Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Lushnje. Ndërkohë do të ketë dhe një gjykatë Administrative Apeli.

Lidhur me këtë propozim nga KLGJ pritet që të japë mendim dhe qeveria e më pas për miratim do duhet të kalojë për miratim në Kuvend.