Në një hark kohor prej 30 minutash, KPK shpalli sot vendime negative për tre anëtarë të sistemit të drejtësisë.

KPK vendosi shkarkimin nga detyra të Tritan Hamitajt, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës. I njëjti vendim u dha edhe për kolegët e tij në Gjykatën e Apelit Administrativ, Arjan Qafa dhe Fioralba Prifti.

Në seancat dëgjimore përkatëse, KPK konstatoi probleme në justifikimin e pasurisë së tyre.