Është zhvilluar në Tiranë protesta e gjashtë për shkak të vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në tubimin e mbajtur këtë të hënë kishte një numër më të vogël personash, ndërsa tubimi ka qenë i qetë.

Ai nisi në sheshin “Skënderbej” dhe më pas turma është zhvendosur përpara ministrisë së Brendshme. Thirrjet më të zakonshme të protestuesve kanë qenë: “Rama ik”, “Poshtë diktatura” apo dhe “Lironi djemtë tanë”.

Protestuesit janë tubuar më pas përpara selisë së kryeministrisë në mënyrë paqësore. Edhe forcat e policisë nuk reaguan. Pas disa minutash përpara Kryeministrisë, protestuesit janë mbledhur sërish para ministrisë së Brendshme dhe më pas janë shpërndarë.