E pyetur që pse qeveria shqiptare e paragjykoi vaksinën ruse Spiropali thekoi se zgjodhën t’i qëndrojnë besnik marrëdhënies me Bashkimin Evropian, pavarësisht kritikave që drejtoi kryeministri në drejtim të tyre.

“Ne zgjodhëm të mos marrin vaksinë kineze dhe ruse dhe zgjodhëm t’i qëndrojmë besnik një lloj marrëdhënieje me BE. Nuk e lamë shëndetin e qytetarëve dhe kryeministri mundësoi një marrëveshje me Pfizer. Shqipëria ka siguruar 1mln e 600 mijë vaksina. Kryeministri bëri kritikë në adresë të BE-së, por duke i qëndruar parimit që; ne jemi me ju. Serbia zgjodhi të kalonte në lindje dhe është e drejtë e saj”.