Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe filantropi i fokusuar tek varfëria dhe shëndeti, po e kthen vëmendjen tek shpëtimi i planetit.

Ai sapo ka publikuar një libër të titulluar “Si të shmangim një katastrofë klimatike” dhe ka folur për Euronews, në programin “Global Conversation”.

Gates paralajmëron se zgjidhja e krizës së COVID-19 është shumë më e lehtë se ajo e krizës klimatike.

“Na duhen më shumë se një duzinë inovacionesh për shkak të burimeve të shumta të emetimeve. Vetëm makinat elektrike nuk mjaftojnë, nuk mjafton as karburanti i gjelbër apo ushqimi artificial. Duhet punë për manifakturën dhe agrikulturën, transportin, ndërtimin, etj. Ka shumë punë për të bërë. Por dëmtimi dhe shkatërrimi i ekosistemit është shumë më i keq se piku i pandemisë”, thotë Gates.

“Çfarë mendimi keni për marrëveshjen e gjelbër europiane, që i lidh fondet e rimëkëmbjes nga COVID bashkë me investimet e gjelbra. Nuk merr paratë nëse nuk investon për diçka të gjëlbër. Mendoni se po e ekzagjerojnë?” – pyet gazetari i Euronews Jeremy Wilks.

“Mendoj se është fantastike. Është një zotim i fortë. Mendoj se impakti do të varet nga cilësia e projekteve. Ndaj dhe ekipi ynë shkencor ka financuar gjithë këto kompani start up-i, të cilat do të përpiqen të bashkëpunojnë me Evropën mbi këto projekte, sepse duhet parë deri në çfarë shkalle gjërat funksionojnë”, – thotë Gates.

“Shumë spektatorë kanë pyetur mbi natyrën e zgjidhjeve, për shembull mbjellja e pemëve për të nxjerrë CO2-shin nga atmosfera. A është kjo një nga zgjidhjet?” – pyet Wilks.

“Nëse ju thoni se do të mënjanoni diçka, atëherë janë pemët që digjen ose vdesin çdo 40 vjet. Kostoja për eliminimin e 1 ton CO2, le të themi për 4 mijë vjet, është shumë e lartë. Ndaj eliminimi i emetimeve në këto procese do të jetë mënyra e vetme për të penguar 51 mld tonë gaz që çlirohen çdo vit”, – përgjigjet Gates.