Një kërkesë e Bashkisë Tiranë drejtuar partisë Fryma e Re Demokratike ka sjell një përplasje ku është përfshirë dhe Presidenti Ilir Meta.

Bashkia Tiranë, në një letër që mban datën 3 Mars, thuhet se objekti ku është dhe FRD do të rikonstruktohet ndaj duhet që partia të lirojë të gjithë zyrat.

Por FRD ka refuzuar të lirojë zyrat, ndërsa forcat e policisë bashkiake për t’i nxjerrë me forcë. Pasi punonjësit e Policisë Bashkiake kanë shkuar në ambientet e FRD, nënkryetari Sali Shehu është përplasur me ta e më pas ka kërkuar ndihmë dhe tek Presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit ka shkuar në ambientet e FRD dhe u ka kërkuar policëve bashkiakë që të dalin jashtë e të mos bëjnë asnjë veprim. “Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni jashtë ose do iu çoj në burg me duart e mia”, ka thënë Meta.

Ndërkohë pas përplasjes në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit është shprehur se nxjerrja nga zyrat e një forcë politike është një sulm që po i bëhet opozitës dhe i ka bërë thirrje kësaj të fundit që të zgjohet.

“E konsideroj si një përpjekje për grusht shteti. Ti sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, ti sjellësh një shtresë të tillë që nuk ka as vulë, as emër titullari për të mbajtur përgjegjësi nesër, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare.

I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar”, tha Meta.

Hosni Mubarak ka qenë ish-president i Egjiptit dhe u rrëzua në 2011 pas protestave masive, të quajtur “Pranvera Arabe”