Qytetarët e Shqipërisë do të hyjnë në Serbi vetëm me karta identiteti. Kjo pasi qeveria e Serbisë miratoi të enjten vendimin që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë vetëm me karta identiteti, pa qenë e nevojshme të paraqesin pasaportat.

Vendimi vjen si produkt i një marrëveshje të nënshkruar midis dy vendeve në kuadër të Shengenit Ballkanik.

“Kjo do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit. Zbatimi i këtij vendimi, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve”, thuhet në vendim.