Këtë dimër, qytetet gjermane po përballen me një fluks tjetër refugjatësh, por këtë herë nuk ishin ukrainasit që ikën nga lufta, por ballkanasit, të cilët po largohen nga vendete e tyre edhe për shkak të kushteve të këqija sociale.

Qyeteti i Këlnit, për shembull, ka regjistruar më shumë emigrantë nga Ballkani Perëndimor në muajt e fundit sesa gjatë Luftërave Jugosllave që ndodhën nga viti 1991 deri në 2001, sipas oficeres së shtypit të qytetit perëndimor, Katja Reuter.
Tani, qyteti ka arritur kapacitetin e tij zyrtar se sa refugjatë mund të pranojë, duke pasur një normë pritjeje të tepërt prej 107.23%.