Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur anëtarët e komisionit që do të drejtojnë punimet e kuvendit.

Ishte kreu i Këshillit Kombëtar i PD, Edi Paloka, ai që propozoi emrat e 5 anëtarëve të komisionit dhe më pas i hodhi për miratim, ku me votë unanime u miratuan.

Kuvendi do të drejtohet nga: Albana Vokshi, Ervin Minarolli, Ivi  Kaso, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, i cili do të jetë kryetar i  komisionit.

Ndërsa sekretariati do të përbëhet nga: Minushe Lazaj, Nade Daullja, Ledio Nuraj.