Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë për atë që ndodhi sot në Partinë Demokratike.

Pak minuta pasi Basha dhe Berisha e akuzuan si bashkëpunëtor të njëri-tjetrit, Rama u bëri ftesë në Twitter edhe demokratëve të bashkohen me të.

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur.

Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!

Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”.