Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale pas videokonferencave të realizuara ditët e fundit nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me komisionerët e BE-së, Johannes Hahn dhe Mariya Gabriel. Sipas kreut të qeverisë, kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi dhe kërkoi një reagim zyrtar nga Brukseli.

Zëdhënësja e komisioneres Mariya Gabriel, Sonya Gospodinova, duke iu përgjigjur interesimit të A2, sqaroi se në 18 mars komisionerja mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Arsimit, me ftesë të Universitetit të Vjenës, që kishte organizuar eventin.

“Pjesëmarrja ime ishte e kufizuar në mbajtjen e një fjalimi. Fjalimi përqendrohej në iniciativat e reja dhe iniciativat e ardhshme evropiane në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, që janë të rëndësishme edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë”, shprehet zëdhënësja.