Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ka komentuar infektimin me Covid të krybashkiakut, Erion Veliaj. Rama tha se ai vetë e kishte ruajtur distancën me të, duke i uruar shërim të shpejtë.

Teksa është ndalur një thertore, kreu i qeverisë kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe ne ato të brendshme të mbajnë maska.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama duke qeshur.