Edi Rama i ka dërguar Presidentit Meta emrat kabinetit qeveritar.

Kreu i shtetit, ndryshe nga sa bëri me dekretimin e Edi Ramës, të cilin e mandatoi menjëherë pas konstituimit të parlamenti, ka kërkuar informacione shtesë për 16 anëtarët e kabinetit qeveritar.

Nëpërmjet një shkrese drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, kreu i shtetit kërkon verifikimin nëse ndonjë nga ministrat e propozuar është në ndjekje penale apo në fazën e vlerësimit për nisjen e tyre.

Në shkresën e tij, kreu i shtetit i kërkon organit të akuzës të kthejë përgjigje sa më parë, duke cituar edhe afatet që janë parashikuara në Kushtetutë se ministri emërohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve.