Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në një shënim në rrjetin social Twitter.

Ai uron që ky bashkëpunim të kthehet në shembull dhe frymëzim për vendet e rajonit të Ballkanit, “në mënyrë që të punojnë në të ardhmen me një frymë të përbashkët”.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe firmosën marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.