Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit premtoi se “Korridori Blu”, një autostradë me standarde të larta europiane, nga Murriqani në Fier, do të bëhet realitet brenda 5 viteve të ardhshme.

“Ky do të jetë edhe mandati i kantierit të madh të korridorit Blu më i madhi në historinë e deritanishme të zhvillimit të infrastrukturës rrugore të Shqipërisë, ku në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë të realizuar me standarde europiane, nga Murriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit, Thumanës, Kasharit dhe Rrogozhinës. Kemi pritur më gjatë seç duhet të prisnim që ky projekt prioritar, i procesit të Berlinit të financohej nga BE, por nuk do të presim më, do fillojmë punën”.

Kryeministri tha se “në këtë mandat do të vendosim pikat mbi ‘i’ në atë pjesë të akseve të mbetura të pazhvilluara.