Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë sot në asamblenë Kombëtare të PS pasi do të shkojë në Turqi për një vizitë zyrtare.

Ende nuk dihen më shumë detaje rreth vizitës së tij, por mësohet se Asamblenë do ta drejtojë numri dy i PS Taulant Balla.

Në rendin e ditës parashikohen 6 pika kryesore ku mes tyre miratimi i projekt-vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm në 12 qershor apo analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore.

10 ditë më pas, në datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste.