Kryeministri Edi Rama ishte në qytetin e Vlorës, qyteti i tretë ku nis vaksinimi për personelin mjekësor kundër Covid-19. Sipas Ramës, vaksinimi do të vijojë me ritme të shpejta për personelin mjekësor dhe të moshuarit, si dhe pritet që brenda muajit mars të mbërrijnë edhe 40 mijë dozat e vaksinave nga Pfizer.

“Shumë shpejt të gjithë mjekët dhe infermierët do të jenë të vaksinuar. Po ashtu, dhe në shtëpitë e të moshuarve. Të dielën, fillojmë me disa personalite të moshës 80 vjeç e lart dhe vazhdojmë përpjekjet për të siguruar vaksina në vijim. Brenda marsit do të kemi edhe 40 mijë dozat e Pfizer”.